Ejup Berisha

Bujar Osmani kandidat i AKI-së
– BDI-së për Kryetar të mundshem të Komunes së Çairit për zgjedhjet e radhës komunale
gëzon mbështetje nga jashta ndërsa Izet Mexhiti gjithashtu kandidat për Kryetar të mundshëm të Komunës së Çairit gëzon mbështetje të brendshme për kandidaturën e tij për Kryetar Komune. Derisa Bujar Osmani tërë kohës lavdrohet në opinion për perkrahjen që e gëzon nga jashta vendit te Izet Mexhiti vërehet përkrahje reale masovike në teren nga baza. Në zgjedhje janë më të rëndësishëm votuesit e bazës e jo individ që shprehin përkrahje nga jashta shtetit. Pra në ditën e votimeve votojnë qytetarët Çairit e jo individ të huaj aq më pak spanjolli Joseph Borrel si dhe shqiptarja Majlinda Bregu. Pra përsëris në ditën e zgjedhjeve votojnë qytetarët e Çairit e jo ata të dy të jashtmit që i kanë shprehur ‘
përkrahje Bujar Osmanit. Mos u bëfsh me ta mbajt brengën në Stamboll thotë një fjalë popullore. Kjo gjë po i ndodhë kandidatit të AKI-së BDI-së për Kryetar të mundshëm të Komunës Çair Bujar Osmani. Kur nuk ke përkrahes aty ku jeton dhe vepron atëherë detyrimishtë duhesh të afrohesh me individ nga jasht. Kot të duan të huajt kur nuk të duan ata të shtë
pisë tënde. Njëzetë e tre vite në pushtet dhe të keshë kaq pak përkrahje në bazë kjo është tregues se nuk ke dashur të punosh për ta pasur këtë përkrahje nga qytetaret shqiptar. Ndoshta i janë dukur shumë të thjeshtë qytetarët e Çairit Bujarit këtë nuk e dimë. Dhe paramendoni kush e përkrah Kandidatin e AKI-së BDI-së për Kryetar Komune të Çairit Bujar Osmani pra këtë e përkrah Joseph Borrel një ish zyrtar i BE-së nga Spanja vendi i të cilit akoma nuk e ka njohur pavarsinë e Kosovës. Pra duket shumë çartë se shteti i tij sa i përket kësaj çështjeje është nën ndikimin e Serbisë si dhe Borrel është njeriu i cili e ka miratuar pakon e sankcioneve të BE- së ndaj Kosovës. Këtu nuk ka vend për mburrje por për zhgënjim po. E kotë është mburrja nga përkrahjet e jashtme kur nuk ke përkrahje të brendshme. Dora e huaj kur të kruan nuk ta eliminon kruarjen por ta nxjerr gjakun thotë një fjalë popullore.

sqShqip