May 27, 2024
Maqedoni

Për shkak të temperaturave të larta është rritur konsumi i energjisë elektrike dhe ujit

EVN Maqedoni dje ka shënuar konsumin më të lartë të energjisë elektrike në vend në 30 ditët e fundit. Siç informojnë për MIA-n nga kompania, nga data 17 qershor deri më 17 korrik janë konsumuar gjithsej 405.028 megavat orë energji elektrike, që sipas tyre vjen si pasojë e temperaturave të larta gjatë kësaj periudhe.

“Konsumimi më i lartë prej 16.015 megavat orë është regjistruar dje, në njërën prej ditëve më të nxehta në këtë periudhë me minimum 21 dhe maksimale 38 gradë Celsius të matura në aeroportin e Shkupit, thanë nga EVN Maqedoni për MIA-n.

Më pas theksojnë se rajoni i Shkupit si zona më e madhe e konsumatorit në 30 ditët e fundit ka konsum të përgjithshëm prej 148.399 megavat orë energji elektrike, ose mesatarisht 4.787 megavat orë në ditë, ndërsa dje konsumi ishte 6.070 megavat orë.

Rikujtojnë se vitin e kaluar në periudhën prej 17 qershorit deri më 17 korrik, konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike ishte 421.287 megavat orë, ndërsa konsumi mesatar ditor ishte 13.590 megavat orë.

“Dallimi në konsum nga viti i kaluar në këtë vit është për shkak të ndryshimit të temperaturave. Sivjet në këtë periudhë kemi temperatura dukshëm më të ulëta në qershor dhe më të larta në korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thekson EVN Maqedoni.