May 11, 2024
Rajon - Botë

Aksident i rëndë, humbin jetën pesë shqiptarë

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin Edessa, në veri të Greqisë.

Sipas asaj që shkruan Protothema, një makinë në të cilën udhëtonin 5 shqiptarë u përplas më një kamion, duke gjetur vdekjen të gjithë.

Shoferi i makinës, gjithnjë sipas të dhënave të para të medias greke, dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në anën e kundërt të rrugës, duke u përplasur me kamionin që vinte përballë.

Identiteti i viktimave nuk dihen ende.

LEXO MË SHUMË NË TVKLAN.AL