Maqedoni

Për më pak se 24 orë, 30.119 qytetarë janë larguar nga Maqedonia e Veriut

Në Tabanoc punohet me kapacitet të plotë, por fluksi sërish i madh

Ora 12:30, e kolona në pikën kufitare në Tabanoc vetëm po shkon duke u zgjatur.

“Mërgimtarët po kthehen në shtëpitë e tyre në Evropë. E çka do të thotë kjo? Kjo do të thotë rrëmujë nëpër pikat kufitare posaçërisht në pikën kufitare në Tabanoc. Diku mbi 130 autobusë planifikojnë që sot të kalojnë këtë pikë kufitare, e kapaciteti është ai që është. Normalisht punon vetëm një terminal ku kalojnë autobusët, është hapur edhe një shtesë dhe disi tani është përshpejtuar puna por megjithatë, pritja është prej 2 deri në 3 orë për të kaluar këtë pikë kufitare. Nuk është më mirë as tek pjesa e veturave. Kolona tanimë vetëm se po zgjatet dhe pritet gjatë kohë për të kaluar këtë pikë kufitare edhe me veturë”, thotë gazetari Furlan Saliu.

Dy kolona me vetura, e dy tjera me autobusë. Mergimtarë që me vite punojnë në Evropë, por edhe persona që po shkojnë për herë të parë për një jetë më të mirë. Vetëm prej mbrëmë, deri sot në mesditë, 30 119 qytetarë kanë lëshuar vendin.

Përveç hapjes së korsive shtesë për kalimin e automjeteve, policia kufitare kishte vendosur edhe polic mes dy kufijve për të mbajtur rendin./KlanMacedonia

https://youtu.be/1QMb7E-yhYk