May 15, 2024
Maqedoni

Izet Mexhiti në Studeniçan: “Mos e djegim jorganin për një plesht”

Bashkë me deputetin e zonës, anëtarët e kryesisë së ngushtë dhe organeve të BDI, Kastriot Rexhepi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi dhe figura tjera të larta të jetës publike dhe politike, u mirëpritëm nga qindra banorë dhe aktivistë nga zona e Studeniçanit ku bashkëbiseduam rreth situatës politike.

Mesazhet e mia ishin të qarta:
– Realizimi dhe efikasiteti i ekzekutivit tonë në Qeveri është nën 2%.
– Mbështesim drejtimin euro-atlantik të Qeverisë, jo vetëm me deklarata por edhe me vepra konkrete, siç ishte mbështetja në raste kritike, përfshirë dhe kontributin e çmuar të Kastriot Rexhepit
– Kërkojmë përgjegjësi nga ekzekutivi për mos-efikasitetin e tyre
– Kërkojmë reflektim brenda organeve të partisë, që të korigjohemi deri sa nuk na ka korigjuar sovrani
– Jemi të palëkundur në mbëshetje të liderin tonë Ali Ahmeti, por porosisim që “mos të digjet jargani për një apo disa pleshta”. (Izet Mexhiti)