May 20, 2024
Maqedoni

Fotografi nga takimi i “Grupit të Zjarrit” të BDI-së me strukturat në Studeniçan (Foto)

Ashtu siç ishte paralajmëruar para Vitit të ti, i ashtuquajturi “Grup i Zjarrit” në BDI, fillon takim me strukturat e partisë në teren.

“Grupi i Zjarrit” që përbëhet nga funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim-BDI si Izet Mexhiti (nënkryetar i BDI-së dhe deputet), Blerim Bexheti (sekretar organizativ i BDI-së dhe kryetar i Komunës së Sarajit), Visar Ganiu (anëtarë i Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe kryetar i Komunë së Çairit), Musa Xhaferi (kryetar i Këshillit mbikëqyrës të BDI-së), Nevzat Bejta(anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së), Kastriot Rexhepi (deputet), Bashkim Hasani(zëvendës-ministër i Mbrojtjes), Adnan Ejupi(sekretar shtetëror në Ministrinë e Sistemit Politik), realizuan sonte takim me strukturat partiake të Degës së BDI-së në Studeniçan.
Takimi filloi në ora 19:00 në lokalin “SportPlus” që gjendet në Qendër të Studeniçanit, respektivisht përballë Xhamisë Qendrore.