Për herë të parë pas shumë viteve vaksinimi sivjet filloi me kohë
Mbi 20 mijë doza të vaksinave kundër gripit sezonal janë aplikuar nga dita e djeshme në pikat e vaksinimit në gjithë vendin dhe tashmë janë caktuar 39 mijë termine. “Vaksinimi, këtë vit, për herë të parë ka filluar në kohë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur fillonte në nëntor, gjegjësisht në dhjetor.”, deklaroi ministri Bekim Sali.
Gjatë vizitës në Qendrën e Shëndetit Publik – Shkup Sali tha se nga java e ardhshme ekipet e imunizimit nga qendrat shëndetësore do të fillojnë edhe me vaksinimin në terren, në shtëpitë e të moshuarve, ndërsa do të vaksinohen edhe pacientët nga qendrat e hemodializës.