May 1, 2024
Rajon - Botë

Për herë të parë pas 170 vitesh një grua në krye të Reuters

Nga sot një grua do të drejtojë agjencinë prestigjioze britanike të lajmeve, Reuters. Ajo është Alessandra Galloni dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë 170-vjeçare të kësaj agjencie. Galloni, 47 vjeçe, i lindur në Romë, do të zëvendësojë Stephen J. Adler, i cili do të dalë në pension këtë muaj, pasi drejtoi ekipin editorial për dekadën e kaluar.