April 29, 2024
Maqedoni

Për herë të parë një gjest shtetëror për nder të Arbër Xhaferit, promovohet pullë postare!

me rastin e 11 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, Postat e Maqedonisë do të promovojnë pullë postare me fotografinë e liderit historik, Arbër Xhaferi.
Siç ka njoftuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, promovimi i pullëd bëhet më 15 gusht, shkruan Lideri.mk.

“Të nderuar bashkëpunëtorë, partnerë dhe miq,

Kam nderin dhe kenaqësine t’ju ftoj të merrni pjesë në promovimin e pullës postare dedikuar Arbën Xhaferit, me rastin e 11 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Ngjarja promovuese mbahet nën patronazhin e Postës së Maqedonisë së Veriut, të marten, më 15 gusht 2023, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup”, ka shkruar Taravari.