April 27, 2024
Maqedoni

Pensionisti i Zvicrës me vetiniciativë mbledh mbeturinat në Banjë të Tetovës

“E LASH KËSHTU DHE E GJETA NJËJTË, SI JANË NJERËZIT JANË EDHE HALLET”

Vendi i quajtur Banjat e Tetovës frekuntohet shumë nga vizitorë të ndryshëm por shpesh herë ky lokacion i njohur nuk mirëmbahet në aspektin e higjienës. E për pastërtinë shpesh kujdesen edhe individ që e duan pastërtinë dhe të mirën e natyrës.

Këto janë pamjet e para të cilat të presin në hyrje të vendi i quajtur Banjat e Tetovës.

E pas kësaj pamje takuam një pensionist të Zvicrës i cili kishte ardhur për shërim e që me vetiniciativë mblidhte bërllogun që ishte hedhur jashtë shportave për mbeturina.

– Perse vendose t`i pastrosh?

– Por vendosa se kur i pash kështu, në fillim i pastrova atje sepse ishin derdhur nga kuajt, e kisha një thes dhe vendosa të bëj një pastrim, dorën do e laje uji.

35 vite punë në Zvicër, prej të cilëve 33 vite si kranist e 2 vite si punëtor, duket se te ky pensionist kanë mbjellur kulturën evropiane për kujdesin ndaj ambientit jetësor.

– Ky bërllok që është këtu nuk është punë e qeverisë, këto mbeturina janë nga populli, tani ka mbi 50 njerëz këtu dhe çdonjëri ka nga një qese me vete dhe do haje do pije mbeturinat i len këtu, përse të mos i merr me vete në shtëpi.

Banjat e Tetovës frekuentohen shumë nga vizitorët. Mbase, për shkak të vetive shëruese të burimit të ujit mineral.

Islam Deari, një pensionist tjetër i cili 50 vitet e tij i ka kaluar në Austri, ishte aty për të shijuar këtë vend të qetë.

“Këtu jam për qejf, dhimbje nuk kam asgjë, gruaja ka bërë një operacion në këmbë dhe na kanë thënë se ky ujë bën mirë dhe erdhëm ta provojmë edhe ne. -1:22 sipas bisedave këtu, dikujt i ka ndihmuar për shtyllën kurrizore pas operacionit dikujt për protezat e këmbës”, tha Islam Deari.

Në hyrje na pritnin dy kuaj dhe mbeturina, si e komentoni këtë?

“Ballkani këto dhimbje i kishte, e lash kështu dhe e gjeta njëjtë, si janë njerëzit janë edhe hallet, faktor për çdo problem, qofte klima apo hallet këtu është njeriu, këtu më për Allah nuk punon askush”

Ndërkohë në rrugën që të çon tek Banjat e Tetovës po bëhet edhe rikonstruimi i murit mbajtës që realizohet në kuadër të projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, projekt i UNDP-së me Komunën e Tetovës./KlanMacedonia