May 3, 2024
Maqedoni

Projekt 10 milionë eurosh për zëvendësimin e sistemeve joekologjike

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova njoftoi se ka nisur një projekt me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 10 milionë eurove, me të cilin sistemet joekologjike në objektet publike në 4 qytete të vendit do të zëvendësohen me sisteme ekologjike të ngrohjes.

SINKRON : KAJA SHUKOVA, MINISTRE E PLANIFIMIT HAPËSINOR

“Projekti është 10 milionë euro, rreth 5.6 milionë euro do të përdoren në katër komuna të Shkupit, Kumanovës, Manastirit dhe Tetovës për zëvendësimin e sistemeve joekologjike. Aktualisht jemi duke hartuar objektet në këto katër qytete për të përcaktuar saktësisht se cilat janë më të rëndësishmet se ku të fillojmë zëvendësimin e sistemeve. Në kuadër të këtij projekti do të gjelbërojmë sipërfaqe të reja publike në këto katër komuna”.

Shukova informoi se për qytetin e Shkupit do të blejnë pesë apo gjashtë autobusë, të njëjtët që janë blerë para dy vitesh me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ajo theksoi se këtë herë do të jenë grant për Qytetin e Shkupit.