May 3, 2024
Maqedoni

Ibrahim Dehari emërohet drejtor

Qeveria në seancën e mbrëmshme ka emëruar Ibrahim Deharin për drejtor në Parkun kombëtar “Mali Sharr”, ndërmarja kjo që do të meret me menaxhimin dhe mbrojtjen e parkut kombëtar të cilin e shpalli Qeveria vetëm pak kohë më parë.Ibrahim Dehari është kuadër i BDI-së dhe vjen nga Tetova. Përndryshe është një afarist shumë i suksesshëm. Ai është pronar i restoranit “Arra”.