Pendarovskit i kërkohet mos t’i dekretojë ndryshimet në Kodin Penal
Një grup organizatash të bashkuara rreth platformës për luftën kundër korrupsionit kërkojnë nga presidenti Stevo Pendarovski ta shfrytëzojë të drejtën e tij të vetos dhe të mos i dekretojë ndryshimet në Kodin Penal, që u miratuan të mërkurën në Kuvend.Sipas kësaj platforme, me ndryshimet e neneve 353 dhe 353-v, ulja e propozuar e dënimeve do të rezultojë me vjetërsim të shumë lëndëve me profil të lartë siç janë “Titaniku” “Target/Fortesa”,”TNT”, “Trezor”, “Talir”, “Shkallët spanjolle”, “Trajektorja” dhe raste të tjera prej profilit të ulët.
Nga atje nënvizojnë se këto ndryshime do ta rrëzonin besimin se lufta kundër korrupsionit është i mundur gjë që do të demotivonte qytetarët që të denoncojnë korrupsionin.
Sipas kësaj platforme, arsyeja e dytë përse Pendarovski nuk duhet të jap aminin për këto ndryshime janë mospërputhjet procedural edhe keqpërdorimi i flamurit evropian.
Presidenti Pendarovski akoma nuk është prononcuar në opinion lidhur me ndryshimet në Kodin Penal që në mënyrë ekspres u miratuan dhe shkaktuan reagime të shumta në opinion.