May 20, 2024
Maqedoni

Pendarovski pranon në takim gjeniun e matematikës Ilir Morina dhe familjen e tij (Foto)

Ilir Morina është një prej nxënësve të talentuar që impresionojnë me rezultatet e arritura, deklaroi prwaidenti Stevo Pendarovski, pas takimit në kabinet me nxënësin-gjeni të matematikēs, transmeton Almakos.
“Ky gjeni i matematikës që nga mosha katër vjeçare zgjidh detyra dhe diturinë e tij e shpërndan publikisht përmes videove edukative në internet. I dëshirojmë shumë suksese në rrugën e tij drejt perfeksionimit të talentit që ka”, ka shkruar Pendarovski në Facebook, pas takimit me Ilirin dhe prindët e tij.