May 3, 2024
Maqedoni

Pendarovski: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës

Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe jemi të gatshëm të ndajmë përvojat tona, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët për media me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Me këtë rast, dëshiroj të rikonfirmoj qëndrimin tonë se ne mbështesim aspiratat euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe se Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndajë përvojat e saj në aspektin e proceseve reformuese, si në rrugën drejt BE-së ashtu edhe në lidhje me anëtarësimin në NATO”, tha Pendarovski.