May 16, 2024
Maqedoni

Pendarovski i reagon Radevit: Bullgaria nuk mund të na ligjërojë për Kriteret e Kopenhagës

Bullgaria është shteti i fundit anëtar i Bashkimit Evropian (BE) që mund të na ligjërojë për respektimin e kritereve të Kopenhagës, tha sot presidenti Stevo Pendarovski, duke komentuar deklaratat e fundit të kolegut të tij bullgar Rumen Radev, i cili ndër të tjera dërgoi një letër tek liderët dhe institucionet evropiane në të cilat anëtarësimi i “Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duhet të bazohet në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe jo në politikën lobuese”.

Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SCECC), i cili u mbajt dje në Podgoricë, Pendarovski tha se është takuar me Radevin, por kanë pasur vetëm një takim kortezie dhe kanë bërë të mos diskutohet për temën e BE-së dhe kërkesat bullgare.

Megjithatë, kreu i shtetit tha se e pa letrën e kolegut bullgar dhe vlerësoi se është një politikë e vjetër bullgare, pra nuk ka të dhëna apo propozime të reja.