Pendarovski dhe Peach biseduan për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës
Marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, situata në rajon, si dhe ndikimi i pushtimit rus të Ukrainës në stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian, janë çështjet që diskutuan sot presidenti Stevo Pendarovski dhe i dërguarit special për Ballkanin Perëndimor i Mbretërisë së Bashkuar, Stuart Peach.
Pendarovski, siç njoftuan nga kabineti i tij, në takim theksoi se Maqedonia e Veriut i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar dhe ka interes të vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në disa sfera me interes të përbashkët.
Në këtë kontekst, Pendarovski falënderoi për donacionin e fundit britanik, i cili përfshin 14 njësi mobile për trajnimin e pjesëtarëve të ushtrisë në mjedis urban, të cilat do të dorëzohen sot në poligonin Krivollak, duke e vlerësuar si një tjetër konfirmim të aleancës së fortë të dy vendet anëtare të aleancës së NATO-s.