October 4, 2024
Maqedoni

Pëllumb Vela do jetë drejtor i ri i Spitalit të Tetovës

Kryetari i degës së ASH-së në Tetovë, Pëllumb Vela do jetë edhe drejtor i Spitalit të Tetovës, informon portali “tetova1”.

Me kyçjen e ASH-së në Qeveri, posti i drejtorit të Spitalit të Tetovës i takoi këtë subjeki politik.

Dhe në procesin e ndarjes së posteve, Pëllumb Vela mori besimin e udhëheqësis dhe strukturave që të udhëheq me Spitalin Klinik të Tetovës.

Deri më tash në këtë post ka qenë Amir Elezi, kuadër i Alternativës.

Kush është Pëllumb Vela?

I lindur më 24.01.1973 në Tetovë.
Shkollën fillore dhe të mesme të mjekësisë i ka kryer në Tetovë.

Fakultetin e Stomatologjisë e ka mbaruar ne Shkup, ku edhe ka specializuar për Stomatologjinë Femijërore.
Punon si specialist i stomatologjisë fëmijërore në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë.

Ka qenë edhe asistent i stomatologjisë fëmijërore në Fakultetin e Stomatologjisë në Tetovë.
Pëllumbi është pronar i ambulancës stomatologjike VDC në Tetovë.

Është i martuar. Ka dy fëmijë.

Përveç kësaj, Pëllumb Vela njihet si sportist i dalluar. Ka qenë pjesë e klubit të volejbollit “Shkëndija” plot 20 vjet, e KV “Rabotniçki”, si dhe anëtar i Reprezentacionit të Maqedonisë.
/tetova1/