May 20, 2024
Maqedoni

PDE mban Kuvendin Themelues, Hoxha: Sfidë ndryshimet kushtetuese!

Ish nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, sot edhe zyrtarisht prezantoi partinë e tij të re, e cila do të quhet Partia Demokratike Evropiane.

Hoxha tha se kjo parti do të përfaqësohet edhe në Kuvend me një deputet, pasi edhe deputeti Bastri Bajrami i është bashkangjitur Arjanit Hoxhës në këtë rrugëtim.

“Para ne është sfida e ndryshimeve kushtetuese të cilat në do duam që të kalojnë ngasqe e hapin derën për integrim në BE. Në rast të skenarit që këto të mos kalojnë ndryshimet kushtetuese shteti me të vërtet hyn në një rrezikshmëri të humbjes të një procesi shumë vjeçar që është ndërtuar me shumë mund, dhe normalisht atëherë do të ketë shumë skenare dhe ne normalisht nuk do të pozicionohemi aspak me politikanë dhe struktura politike të cilat duan izolojnë vendin dhe nuk e mendojnë të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve”, ka thënë Hoxha.