May 18, 2024
Maqedoni

Neziri: Merita më e madhe për kryeministrin shqiptar i takon ASH-së

Deputeti i Aleancës për Shqiptarë Adnan Neziri në TV21 theksoi se emërimi i Talat Xhaferit për kryeministër të RMV-së është meritë e Aleancës për Shqiptarë.

“Unë mendoj se merita , nëse masim meriton shkon më shumë për Aleancën për Shqiptarë sepse ajo diti sot të tejkaloj vetveten dhe të përkrah procesin që nënkupton zgjedhjen e një shqiptari kryeministër dhe besoj se merita nëse duhet të vlerësohet është e ASH-së sepse pa votat e ASH-së nuk mund të kalonte kryeministri i parë shqiptar”, u shpreh Neziri.