April 29, 2024
Kosovë

Pasi e vorrosi “Ballkanin e Hapur”, Kurti bën gallatë: Po pimë kafe në Ballkonin e Hapur

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministri Bisnik Bislimi janë bërë sot bashkë në hapësirat e Qeverisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Kurti, i cili ka publikuar një fotografi ku ata shihen të buzëqeshur së bashku, raporton Klan Kosova.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti.