May 1, 2024
Maqedoni

Maqedoni, trazira për momentin në burg, digjet një qeli

Trazira janë duke ndodhur në këto momente në burgun e Manastirit, raportohet jozyrtarisht nga disa nga mediat vendase.

Sipas ketyre informacioneve, një qelie në burg i është vënë flaka, dhe po intervenon ekipi i zjarrfikësve.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim, kurse burgu është pa energji elektrike.

Nuk dihen arsyet e trazirave.

Për momentin nuk ka informacione për të lënduar të mundshëm.