Zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.
Daçiç është pranuar urgjentisht në spital mbrëmjen e sotme, ku është vendosur në aparate mjekësore, raportojnë mediat serbe.
Sipas informacioneve, gjendja e tij është përkeqësuar papritur gjatë ditëve të fundit, veçanërisht në orët e fundit. Siç raporton media serbe Informer, Daçiç është diagnostikuar me pneumoni bilaterale, pas së cilës gjendja shëndetësore është komplikuar edhe më tej.
Daçiqi është kryetar i Partia Socialiste që mori drejtimin e kësaj partie nga krimineli serb i luftës, ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq.(INA)

