“Në politikë gjithçka është e mundur”, me këtë deklaratë, kryeministri Hristijan Mickoski nuk mohoi se Ziadin Sela, i cili për momentin është pjesë e koalicionit opozitar AKI, të bëhet pjesë e Qeverisë.

Mickoski në Strugë u pyet se a ka mundësi që të ndodh ajo çfarë zëvendëskryeministri Izet Mexhitit paralajmëroi në TV21, se po “zhvillohen bisedime me të gjithë”, teksa u përgjigj në pyetjen konkrete se a pritet Sela të bëhet pjesë e Qeverisë.

Megjithatë, i menjëherëshëm ishte reagimi i Selës. Ai nëpërmjet profilit të tij në Facebook mohoi çdo formë komunikimi me Mexhitin dhe u shpreh:

“Ti në komunikim me mua JO. Unë pjesë e qeverisë JO. Unë në krah të atyre që duan të na zhbëjnë të drejtat si popull JO”.

sqShqip