Pas dorëheqjes së Memli Krasniqit me të madhe po parashtrohet pyetja nëse këtë hap do (duhet) t’a përcjellë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kjo temë flloi të trajtohet pikërisht pas reagimeve që erdhën nga LDK, e i pari ishte deputeti Arben Gashi, i cili e lavdëroi Krasniqin për dorëheqjen, duke u shkaktuar dilema të shumta, nëse po ia kujton kryetarit të tij Abdixhiku të përcjellë këtë hap.
Gashi ka komentuar në rrjetin e tij social Facebook, situatën e përgjithshme politike.
Sipas tij, anipse nuk ka sinjale për formim të qeverisë e as zgjedhjet për rreziqet buxhetore, megjithatë ka sinjale positive.
“Është koha për reflektim dhe përgjegjësi politike.
E megjithatë, në horizont po shihet një pjekuri e re politike – një gatishmëri për përgjegjësi dhe guxim për llogaridhënie.
Ky është sinjali më i mirë që vendi mund ta ketë në këtë moment.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
E plotë:
Tani ka mbetur edhe një javë afat në dispozicion të mandatarit të ri për të formuar qeverinë.
Por realiteti është i qartë: as qeveri nuk po formohet, as zgjidhje për rreziqet buxhetore nuk po ofrohet.
Pozicionet e palëve politike janë ngurtësuar dhe vendi po mbetet në një bllokadë që po e dëmton çdo ditë më shumë.
Është koha për reflektim dhe përgjegjësi politike.
E megjithatë, në horizont po shihet një pjekuri e re politike – një gatishmëri për përgjegjësi dhe guxim për llogaridhënie.
Ky është sinjali më i mirë që vendi mund ta ketë në këtë moment.
Zgjedhjet që po vijnë duhet të jenë garë për zgjidhje, jo për pushtet.
Duhet të flasim për programe, jo për përçarje.
Të debatojmë për zhvillim ekonomik, për heqjen e sanksioneve, për integrimin e Kosovës drejt BE-së.
Të flasim për drejtësi, për sundim të ligjit, për prokurori që vepron dhe gjykata që japin drejtësi të drejtë e të shpejtë.
Të debatojmë për arsim dhe shëndetësi cilësore, për energji të qëndrueshme dhe eksportuese, për ujë të pijshëm dhe rezerva ujore që sigurojnë zhvillim për ekonominë dhe qytetarët tanë.
Kosova ka nevojë për vizionarë, jo përçarës.
Për udhëheqës që ndërtojnë, jo që bllokojnë.
Për mendim konstruktiv, veprim efikas dhe vizion të qartë për shtetin dhe qytetarin.
Koha e armiqësive duhet të përfundojë.
Është momenti për bashkëpunim, reflektim dhe veprim –
Na priftë e mbara”.
Kurse aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka publikuar një status plot humor e thumbime politike në rrjetet sociale, duke përmendur me ironi liderët opozitarë Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.
Në postimin e saj, Matoshi shkroi:
“Ç’kemi të dashtun njerëz t’mirë, a mos pat naj dorëheqje tjetër mo?
A i kallxoj najkush Lumirit për Memlin?
Lumir, pasha Zotin krejt e livdun Memlin, thanë shumë djalë i mirë!
Kqyr mso najsen, tani ta rrehim tupanin edhe ty kysmet :)”
Statusi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar si një përzierje të mençur të humorit me realitetin politik në Kosovë.
Postimi i Matoshit vjen në një periudhë kur skena politike është gjallëruar nga zhvillimet e fundit dhe dorëheqjet e disa figurave, ndërsa rivaliteti mes LDK-së dhe PDK-së po shihet gjithnjë e më shpesh edhe përmes humorit në rrjete sociale.
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka publikuar një status plot humor e thumbime politike në rrjetet sociale, duke përmendur me ironi liderët opozitarë Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.