May 17, 2024
Maqedoni

Pas gazetarit Furkan Saliu, përmbaruesja Jakimovska ka sulmuar edhe një polic (Video)

 

Policia dje ka arrestuar përmbaruesen Vesna Jakimovska pasi ajo ka sulmuar një polic derisa po merrej në pyetje në stacionin policor në Kërçovë për sulm ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe ekipit të PortaliX.

MPB-ja informon se Jakimovska ka sulmuar policin, transmeton lideri.mk, si dhe ka shkatërruar materialin zyrtar, pasi mbrëmë para mesnate është ndaluar nga policia.

“Më 21.03.2024, në ora 23:20, zyrtarë policorë nga SPK Kërçovë kanë ndaluar V.J.(60) nga Shkupi. Ajo paraprakisht në rrugën “Trajçe Strezoski” në Kërçovë ka sulmuar fizikisht F.S.(33) nga Shkupi dhe i ka dëmtuar pajisjet zyrtare, e më pas në objektin zyrtar të OVR Kërçovë ku është thirrur për bisedë ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor dhe asgjësoi materialin e përgatitur zyrtar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më herët gjatë ditës Jakimovska ka sulmuar fizikisht gazetarin Furkan Saliu, duke i shkaktuar lëndime të dukshme, ndërsa ka shkatërruar edhe një pjesë të pajisjeve të PortaliX./Lideri

Ja video nga incidenti:

Погледнете го видеото од овој инцидент: