April 28, 2024
Kolumna

Pas 20 viteve “branitellat” u kthyen në Mateç, flamuri maqedon e vendosën te vendi ku luftoi Komandant Shqiponja

Arben Fetai
Nuk është inaugurim i ndonjë fabrike të Volkswagenit as i ndonjë data qendre të Microsoftit. Krejt partia e gjysma e qeverisë sot në komunën më të varfër të vendit për të prerë shiritin e një salle të vogël sportive që i ka zënë frymën shkollës. Në një vend normal, ceremonitë e tilla kryhen nga drejtorët komunal për arsim dhe sport, nëse ata kanë kohë. Mjerimi nuk është ndryshe.