May 18, 2024
Maqedoni

Partneri “pro-europian” i Ali Ahmetit – Ljubisav Ivanov Zingo në takim me Millosheviqin (Foto)

Ndër partnerët “pro-europianë”, “pro-amerikanë” të Ali Ahmetit dhe BDI-së rikujtojmë politikanin e ndjerë Ljubisav Ivanov Zingo.
Në vitet e 90-ta Zingo ishte ndër miqtë më të afërt të kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq. Zingo i ndejti besnik Millosheviqit deri në fundin fatal të tij. Madje edhe kur Millosheviqit ja prenë të gjitha vizitat nga jashtë, Zingo shpesh shihej në shoqëri të tij, si në këtë fotografi të kohës.
Për më tepër se një dekadë të tërë Zingo ishte pjesë e koalicionit qeverisës ku merrte pjesë edhe BDI. Për më tepër se një dekadë ata ngritën gishtat bashkë në parlament sa herë që i duhej patronit të tyre Gruevski.
Është e qartë se Zingo deri në vdekje nuk ka qenë as pro-europian, as pro-amerikan, madje ka qenë pro-Slobodan. A ka shkelur atëherë BDI principet e saj kur ka bërë koalicion me Zingon? Jo, sepse ata kanë patur principe të njëjta me Zingon – rrjepjen e popullit për përfitime personale.
Edhe sot BDI nuk e ka vërtetë hallin te principet që i proklamon, por te frika që përfundimisht të përgjigjet për rrjepjen dydekadëshe, që e ka bërë herë me Gruevskin, herë me Zaevin dhe përherë me Zingon.