May 21, 2024
Maqedoni

Maqedoni e Veriut, tentim për sulm ndaj një grupi politikanësh lokalë

Tre persona janë arrestuar nga policia, pasi kanë dashur të përleshen fizikisht me këshilltarët e Komunës së Manastirit teksa ndodheshin në një festë organizuar me rastin e Vitit të Ri nga vetëqeverisja lokale.

Emrat nuk bëhen të ditur, e vetmja gjë që dihet është se mbrëmë rreth orës 21:20 në një restorant në Manastir janë arrestuar A. T. (48), A. T. (26) dhe M. T. (27), të gjithë nga Manastiri.

Ata janë sjellë në mënyrë agresive ndaj këshilltarëve të Këshillit të Komunës së Manastirit dhe kanë tentuar të sulmojnë fizikisht disa prej tyre, njofton MPB.

Festa para Vitit të Ri është organizuar mbrëmë pas seancës për miratimin e buxhetit të Komunës.

Të arrestuarit janë sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj policisë, prandaj janë mbajtur në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.