May 3, 2024
Maqedoni

Partitë politike akoma në përgjedhjen e bartësve

Aktivitetet për pjesëmarrje në zgjedhjet për president të 24 prillit dhe atyre të dyfishta për deputetë të 8 majit po intensifikohen. 43 ditë para zgjedhjeve parlamentare, numri më i madh i partive politike tani më kanë shpalosur emrat të cilët do të kryesojnë me listat zgjedhore për deputet ndërsa tanime të njohur janë emrat e kandidatëve për president. LSDM, Koalicioni “VLEN”, “E MAJTA”, partija “ZNAM” e Maksim Dimitrievskit tani më kanë shpalosur emrat e deputetëve që do të kryesojnë listat zgjdhore, ndërkohë nga VMRO-DPMNE dhe koaliocioni i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim akoma po taktizojnë me emrat që do të bartin listat e deputetëve për gjashtë njësit zgjedhore në vend. Ndërkohë që, listat e kandidatëve për deputetë në KZHZ duhet të dorëzohen më së voni deri më 2 prill.

Disa nga partitë më të mëdha politike kanë prezantuar edhe programet e tyre për zgjedhjet parlamentare. Nga LSDM në vazhdimsi akuzojnë se VMRO-DPMNE po manipulon me popullin me programe dhe premtime të rrjejshme.

“Asgjë që ishte premtuar nuk është realizuar. Sot Shkupi është një qytet i shkretë, plot pa pastërti, me kaos në transportin publik, me ndërmarrje publike në borxhe. Nuk ka 250 autobusë të rinj, nuk ka parqe të reja. Qytetarët mashtrohen, premtimet zgjedhore janë të paplotësuara. Është konfirmuar se DPMNE nuk ka plan për të ardhmen dhe se kjo parti nuk mund të bëjë asnjë ndryshim. Me DPMNE, është i mundur vetëm kthimi prapa.”, tha Daniella Nikollovska nga LSDM, transmeton TVM2.

Ndërkohë nga VMRO-DPMNE vlersojnë se Venko Filipçe nga LSDM para se t’i prijë listës për deputet dhe të synojë kryesimin e partisë, të japë përgjigje për tragjedinë me spitalin Modular në Tetov, vaksinat dhe nivelin e lartë të vdekshmërisë gjatë periudhës së pandemisë me KOVID 19.

“Shoh se është një betejë potenciale lidershipi brenda LSDM-së dhe kjo është ajo që thuhet në mesin e 4 personave që e mbështesin atë që pas zgjedhjeve ai shpreson të marrë udhëheqjen e LSDM-së dhe për këtë po hyn në këtë garë zgjedhore. Kjo është punë e LSDM-së, nuk kam çfarë të ndërhyj këtu, por ajo që mendoj se do të interesohet seriozisht opinioni është se si Venko Filipçe ka ikur nga opinioni në vitet e fundit, për të dhënë përgjigje në disa pyetje thelbësore.”, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

Përderisa lidhen koalicionime të reja, disa përfundojnë. Partia “Dinjiteti” e udhëhequr nga Stojançe Angelov, doli dje nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM teksa paralajmëroi bashkangjitje me VMRO-DPMNE-në. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare, sot është afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për regjistrim, shtim apo fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore. Afati i fundit është edhe për Partitë politike në opozitë dhe partitë politike në pushtet që kanë fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit për deputetë, të dorëzojnë propozime për anëtarët e Këshillave zgjedhore.