May 14, 2024
Maqedoni

Lloga: Qeveria në seancën e sotme mori vendim për formimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028)

Ministri i drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga përmes një njoftimi ka ndarë lajmin se qeveria e sot në seancën e sotme mori vendim për formimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028).

“ Qeveria në seancën e sotme mori vendim për formimin e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028)

Këshilli është krijuar me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së praktikës së mëparshme për monitorimin e reformave në gjyqësor. Siç dihet, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 26.12.2023 miratoi Strategjinë Zhvillimore Sektoriale për Drejtësi (2024-2028) me Planin e saj të veprimit.

Këshilli do të kujdeset për zbatimin me kohë të masave dhe aktiviteteve sipas Planit të Veprimit, duke monitoruar prioritetet, kornizën kohore dhe afatet e zbatimit dhe vlerësimin e rezultateve të arritura në zbatimin e Planit të veprimit.
Këshilli do të drejtohet nga Ministri i Drejtësisë dhe anëtarët e tjerë janë:

Sipas funksionit:
– Ministrii i Punëve të Brendshme;
– Ministri për Shoqëri Informative dhe Administratë;
– Ministri i Financave;
– Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane;
– Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për politikat për qeverisje të mirë;
– Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Anëtarët e tjerë janë:
– Akademik Vllado Kambovski;
– Vera Koco, gjyqtare në pension;
– Adnan Jashari, profesor në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë;
– Slagjana Taseva, ish-kryetare e Transparency International – Maqedoni;
– Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë;
– Neda Zdraveva, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup;
– Abdullah Azizi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore – Tetovë;
– Nikolla Prokopenko, Këshilltar Shtetëror për Legjislacionin Penal në Ministrinë e Drejtësisë;
– Marija Nikollovska Gjorgjiev, zyrtare e kabinetit në zyrën e zëvendëskryetares së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje evropiane;
– Zharko Haxhi Zafirov, përfaqësues nga grupi për drejtësi BLUEPRINT;
Ministrat e tjerë, zëvendësministrat dhe zyrtarët përgjegjës të organeve të administratës publike, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, profesionistë dhe kryetarët e Shoqatës së Gjyqtarëve, të prokurorëve publikë, të administratës gjyqësore dhe të prokurorisë publike”, njoftoi ministri Lloga.