May 10, 2024
Maqedoni

Partitë maqedonase ia mësyjnë votave shqiptare: LSDM hapi shtab në Opajë të Likovës, VMRO në Rashçe të Sarajit (Foto+Video)

Partitë maqedonase ia mësyjnë votave shqiptare: LSDM hapi shtab në Opajë të Likovës, VMRO në Rashçe të Sarajit (Foto+Video)

Partitë maqedonase ia kanë mësyer edhe votave shqiptare në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Së fuhdmi VMRO-DPMNE ka hapur shtab partiak në fshatin Rashçe të Sarajit, ku kanë qenë prezent deputetët Antonio Milloshovski dhe Velika Stojkova Serafimovska, transmeton Lideri.mk.

“Me ftesë të Martinit dhe Nevzatit pata nderin të marr pjesë në hapjen e KV të VMRO-DPMNE-së në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit, së bashku me kolegen Velika Stojkova Serafimovska ❗️

#Është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të punojmë së bashku për fitore❗️”, ka shkruar Milloshovski në rrjetet sociale duke publikuar edhe foto nga rasti, transmeton Lideri.mk

Fotot në LINK: https://www.facebook.com/share/p/fn4rhzp4vsVyxtsp/?mibextid=WC7FNe

Ndërkohë edhe LSDM “riparon” strukturat në vendbanimet e banuara me shqiptarë, transmeton Lideri.mk. Pas Haraçinës, LSDM ka hapur shtabin e vet edhe në fshatin Opajë të Likovës, ku kanë qenë prezent edhe zv/kryeministri Fatmir Bytyqi dhe drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska.

Bytyqi është shprehur i kënaqur nga mikëpritja në Opajë./Lideri

Video në LINK: https://fb.watch/qLaYppL906/?mibextid=Nif5oz