Godanci-Kelmendi: Sëmundja e veshkës nuk jep simptoma në stadet e para
Sot shënohet Dita Botërore e Veshkës, me ç’rast Shoqata e Nefrologëve në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do të organizojë aktivitete për sensibilizimin e popullatës mbi rrezikun nga sëmundjet e veshkës.Nefrologia Vjollca Godanci-Kelmendi ka thënë se Shoqata e Nefrologëve të Kosovës e shënon çdo vit Ditën Botërore të Veshkës.