May 17, 2024
Maqedoni

Kovaçevski: BE-ja jokorrekte me RMV-në, por nuk heqim dorë nga e ardhmja evropiane!

Bashkimi Evropian nuk ishte çdoherë korrekte ndaj Maqedonisë, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga e ardhmja evropiane, ashtu sic pretendon VMRO-DPMNE-ja. Ky ishte mesazhi i liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, gjatë një tubimi partiak në Tetovë.

“Jam I vetëdijshëm sikurse ju se BE-ja nuk ishte cdoherë korrekte ndaj Maqedonisë. Unë personalisht I kam përjetuar këto padrejtësi. Por, a do të thotë kjo që duhet të heqim dorë ashtu sic pretendon VMRO-DPMNE-ja? Absolutisht Jo. Ne në LSDM asnjëherë nuk do të heqim dorë nga kjo rrugë”, tha Dimitar Kovaçevski.

Nuk ka zgjidhje të lehta për problemet sistematike në vendin tonë – tha Kovaçevski, duke shtuar se me rregullat e BE-së mund të përmirësohet shoqëria dhe sistemi gjyqësor.

“Për shkak se qytetarët meritojnë standard evropiane. Vetëm me rregullat dhe mbikqyrjen e BE-së mund t`i përmirësojmë shëndetësinë, arsimin, gjyqësorin. Vetëm me qasjen e plotë në tregun e BE-së mund ta rrisim dukshëm cilësinë e jetës për qytetarët. Për këtë shkak është edhe lufta jonë për Maqedoni evropiane – për paga më të larta, për ekonomi më të mirë për standard më të mirë jetësor”, tha Kovaçevski.

Lideri socialdemokrat, në tubimin në Tetovë, është shprehur i bindur se më 9 maj, në Ditën e Europës, LSDM-ja do ta paralajmërojë Qeverinë e re, kurse sipas tij, socialdemokratët kanë edhe kandidatin fitues për zgjedhjet presidenciale./tvklan.mk