May 7, 2024

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor, e cila do të intensifikohet përgjatë Povardarisë. Gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë reshje lokale shiu.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.
Të mërkurën kah fundi i ditës do të ketë reshje të herëpashershme shiu, temperatura e mëngjesit do të rritet, ndërsa gjatë ditës do të ketë rënie të lehtë. Të premten do të fryjë erë e fortë nga jugu, ndërsa gjatë natës dhe të shtunën pritet valë e re me lagështirë më intensive me reshje të dendura.