Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë me diell, gjatë paradites në pjesët jugperëndimore do të ketë vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 1 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 27 gradë, njofton DPHM.
Nga e marta vranësirat do të rriten, ndërsa të mërkurën kah fundi i ditës dhe të enjten në mëngjes do të ketë reshje shiu. Temperatura ditore nga e enjtja do të ulet me rreth pesë gradë. Më pas një tjetër valë lagështie më intensive pritet të premten vonë dhe të shtunën.