Kasami shkarkon kuadrot e ASH-së, ndërpriten edhe disa kontrata

Lulzime Qoku është shkarkuar nga pozita e udhëheqëses së sektorit Juridik në komunën e Tetovës. Thotë se në punë ka qenë e përpiktë andaj pretendon se ky vendim është sjellë në bazë politike, pasi ajo njëkohësisht është edhe kryetare e forumit të gruas në ASH.
“Udhëheqësi komunal më ka shkarkuar nga posti i udhëheqësit të sektorit juridik. Mendoj se punën e kam kryer në kohë dhe me cilësi. Dyshoj se janë aspektet politike dhe nuk dua të besoj se kryetari këtë veprim e ka bërë me qëllim politik. Jam e angazhuar kryetare e forumit të gruas në Aleancën për shqiptarë, e degës së Tetovës.”– thotë Lulzime Qoku.
Pyetëm në komunën e Tetovës rreth arsyes së këtij vendimi. Nga atje thonë se Qoku ka qenë në këtë post si zëvendësim i përkohshëm.

“Në sektorin që ka qenë ajo udhëheqës sektori aty ka pas udhëheqës sektori që ka qen me vendim, por për shkak të një sëmundje të rëndë mjekësore ka pasur pushim vjetor tani më veç është kthyer në atë sektor. Fillimisht është kthyer me orar të shkurtuar, më pas edhe me orar të plotë dhe gjatë kësaj periudhe sektori nuk mund të jetë pa udhëheqës sektori. Sllavica mbiemrin nuk ja di e cila ka qenë këtu në komunën e Tetovës dhe ka qenë me konkurs apo me vendim në atë pozicion. Momentin që përfundon kontrata dhe punët që i kanë bërë kanë përfunduar dhe nëse komuna nuk ka nevojë normalisht nuk do të vazhdon edhe kontratën e tyre.”- Besar Durmishi, Kryesues i Këshillit Komunal.
Qoku gjithashtu tha se ka edhe persona tjerë me kontrata që janë shkarkuar, por tha se nuk mund të jep informacione dhe detaje.