Paraburgim 30 ditor për vajzën që dyshohet për vrasjen e 16 vjeçarit nga Novosella
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se është zhvilluar bisedë informative me një të mitur nga fshati Rogla e Tetovës e cila dyshohet se e ka sulmuar me mjet të fortë të miturin nga fshati Novosellë, duke i shkaktuar vdekjen.
“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar bisedë informative me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturin 16-vjeçar nga fshati Novosellë, Komuna e Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit, Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova. Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë. Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.