May 13, 2024
Maqedoni

16 vjeçari është goditur me send të fortë nga e dashura

Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturën 16-vjeçar nga fshati Novosellë e Komunës së Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit ,,Shkumbim,, rrugës për
në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë.

Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova.

Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë. Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore
të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit.