Para shqiptarëve të Michiganit u promovua libri kushtuar kontributit të Joe dhe Shirley DioGuardit për lirinë e shqiptarëve (Foto)
Më 16 Prill 2023 në Detroit SHBA u bë promovimi i librit kushtuar ish kongresmenit amerika Joseph J. DioGuardin “THE QUEST FOR ALBANIAN FREEDOM AND THE END OF YUGOSLAVIA” (Çështja për lirinë shqiptare dhe fundi i Jugosllavisë). Libri me autor ish deputetin kosovar Faton Bislimi.
Promovimi i librit u bë në Kishën e “Shën Palit” në Rochester Hills, raportoi nga Detroti për Lideri.mk veprimtari dhe ish ushtari shqiptar i ushtrisë amerikane, Ajaz Emini, i cili me bashkëveprimtarin e tij Sako Satka udhëtuan nga Ohio në Michigan për të prezantuar në këtë event, por edhe për të raportuar rreth tij për portalin tonë.
Siç daporton Emini, ky libër përmbledh aktivitetet për periudhën vjetore 1985-1993 të Lidhjes Shqiptaro – Amerikane të udhëhequr nga arbëreshi Joseph J. DioGuardi, e më vonë edhe Shirley DioGuardi. Ishte kjo periudhë kur për politikanët shqiptarë nga mbarë trojet në Ballkan, për herë të parë u hapën dyert e Kongresit, Senatit, State Departamentit e Shtëpisë së Bardhë, e meritë kyçe për këtë kishin çifti Diogardi.
Në raportimin e tij nga Detroti, Emini rikujton se DioGuardi tani e gati 40 vite lobon për zgjidhje të drejtë të çështjes shqiptare. Gjatë këtyre viteve nuk ka lënë cep të Uashingtonit, Nju Jorkut e metropoleve tjera amerikane e evropiane pa ngritur zërin për padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Për këtë arsye ai edhe është shpallur non grata nga armiqtë e shqiptarëve.
DioGuardi nuk ka hezituar të kritikojë kundërshtarët e shqiptarëve, por edhe vendet evropiane për padrejtësitë ndaj kombit tonë.
“Dhe mos harroni se kush janë shqiptarët. Ata janë më pro amerikanët, më pro demokratikët, dhe më tolerantët në aspektin fetar. Janë ata që në shtator 2001 ecnin duke qarë nëpër rrugë me qirinj në duar, ndërsa serbët, grekët, malazezët dhe maqedonasit kërcenin nga gëzimi.
Ata nuk janë sllavë. Nuk duhet të ishin futur kurrë në një shtet të quajtur Jugosllavi. Ky ishte gabimi më i madh pas Luftës i Botërore”, ka thënë ai me një rast në Kongresin amerikan.
Në të njëjtën paraqitje DioGuardi gjithashtu pat kritikuar Bashkimin Europian se duke i mbyllur dyert të rinjve të Kosovës, po i detyron të drejtohen nga Turqia, ndërsa Departamentin Amerikan të Shtetit për lobimin e pakët në BE për çështjen shqiptare.
Poashtu, në të ardhmen pritet edhe publikimi i një libri tjetër që përfshin veprimin e Lidhjes Shqiptaro – Amerikane edhe pas vitit 1993.