May 2, 2024
Maqedoni

Panovski: Mos i keqtrajtoni personat që kanë qenë të infektuar me coronavirus

Mikrobiologu Nikolla Panovski tha se personave që kanë qenë të infektuar duhet t’u jepet afat prej 12 muajve që të vaksinohen.

“Mos i keqtrajtoni të infektuarit, jepni certifikatë”, u shpreh Panovski.

Ai tha se se deri tani, për 18 muaj që nga fillimi i pandemisë kanë humbur 5 persona që kanë qenë më herët të infektuar, ndërsa për gjashtë muaj nga vaksinimi, kanë humbur jetën 200 persona të vaksinuar.

“Ministër Filipçe dhe kryeministër Zaev, a besoni se vaksinimi mbron më shumë nga infektimi natyror? Kërkoni falje dhe ndryshoni ekspertët”, u shpreh Panovski.