May 17, 2024
Informatori Ditor

Mediumet publikojnë emrat e viktimave në Tetovë, Grubi “publikon” klip parazgjedhor me muzikë argëtuese (Video)

Prej sot fillojmë me rubrikën Informatori Ditor, ku do të përmbledhim një pjesë të informacioneve më të rëndësishme ditore:

Publikohet lista jozyrtare me emrat e viktimave në Tetovë

Në Tetovë është rikthyer dhimbja e tragjedisë së madhe të 8 shtatorit, sepse sot është publikuar lista jozyrtare e plotesuar e viktimave në spitalin e Tetovës.
Sipas infomatave jozyrtare, viktima e 14 eshte e etnise Maqedonase.

1. Nazisha Ademi, l. 1963
2. Xhemail Bilalli, l. 1966
3. Mukadese Alija, l. 1943
4. Nevrije Terzija, l. 1956
5. Haki Emshi, l. 1965
6. Rasim Emshi, l. 1992
7. Raif Selmani, l. 1954
8. Ahteme Ismaili, l. 1945
9. Remzi Abdulai, l. 1949
10. Ferdi Shaqiri, l. 1963
11. Selvije Idrizi, l. 1952
12. Hasije Shehabi, l. 1969
13. Armina Shehabi l.

Artan Grubi full disponim, publikon klip parazgjedhor me muzikë të Ledri Vulës

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Artan Grubi, ka publikuar një klip parazgjedhor nga fjalimi i tij në komunën e Bogovinës, jo larg Tetovës. Fjalimin e ka kombinuar me muzikë të Ledri Vulës dhe është shperndare edhe te TetovaSot

Klipi

Kovid-19: Raporti ditor mbi gjendjen epidemiologjike në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin janë kryer 2.974 teste dhe janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 187 në Shkup. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 397 pacientë, njofton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6783. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.846 raste, prej të cilëve 176.278 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 10.785 raste aktive me virusin Korona.

Drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës emërohen në nëntor

Spitali i Tetovës duhet të emërojë drejtorë të ri në nëntor, pohon kryeministri Zoran Zaev. Dy drejtorët dhanë dorëheqjen pas zjarrit në qendrën modulare COVID, ku humbën jetën 14 persona që ishin në objekt. Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të ri u ndërpre për shkak të zgjedhjeve dhe ndalesa të ndërmerren lëvizjeve të tilla në ciklin zgjedhor. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani shpëtuan nga përgjegjësia për rastin tragjik, pasi prokuroria njoftoi se shkak i zjarrit ishte kabllo shtesë në të cilën ishin lidhur një defibrilator dhe një celular.

KE: “Përzierja në punët e brendshme, e papranueshme”

Komisioni Evropian konsideron se vendet anëtare nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve të tjera anëtare ose jo të BE -së, në asnjë rrethanë. Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant e pyetur rreth deklaratës së një dite më parë të presidentit bullgar, Rumen Radev. Ky fundit ndër të tjerat kërkoi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë shtetësi bullgare, të regjistrohen si shtetas bullgarë.

Asnjëherë nuk është e pranueshme që një vend t’i diktojë diçka një tjetri. Ne duam të zgjidhet kjo çështje dypalëshe, për shkak të së cilës Bullgaria nuk pranon të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte tema, për t’i dhënë shtysë të dyja vendeve, është shumë e rëndësishme për ne që të gjëndet një zgjidhje në mënyrë që të mos vonohet procesi”, tha Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së.