Kosovë

Pamje dramatike – rrufeja në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një rrufe e fuqishme është kapur nga kamera e një qytetari të enjten në mbrëmje, teksa po lëvizte me veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Agron Luta ka dërguar në faqen e KOHËS në Facebook videon e shkurtër nga momenti dramatik. Pamjet tregojnë dritën e madhe që bëhet si pasojë e goditjes së rrufesë.

Sipas tij, rrufeja e fuqishme ka lënë për disa orë pa rrymë qytetarët në Kaçanik.