Kosovë

Tragjedia e familjes nga Gjilani: Rriten dyshimet për shkakun e vdekjes, djali thotë se ngordhi edhe qeni që s’hëngri kërpudha

Tre anëtarë të një familje kanë vdekur gjatë ditës së djeshme në Shqipëri, më konkretisht në Gjirin e Lalzit, ndërsa sipas raportimeve të para, shkaktar mendohet të jetë helmimi nga kërpudhat

Por, përveç kësaj, i çuditshëm është fakti që ka ngordhur edhe qeni i cili familjarët thonë se nuk ka ngrënë kërpudha.

“Familja ka shkuar në shtëpi të vetë. Ajo është shtëpia jonë, babi është me dokumente edhe shtetas i Shqipërisë. Ata janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e papërballueshme është neglizhenca e mjekëve. Tre pacientë me shku me të njëjtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me barna, nuk është adekuate. Pra pa analiza pa kurrfarë përkushtimi me e liru pacientin në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Ndërsa është e dyshimtë se edhe qeni ka ngordhur, ndërsa ai nuk ka konsumuar kërpudha, ai i ka ngrënë ushqimet e veta ndërsa është e dyshimtë se si ka ndodhur kjo”, ka treguar djali i viktimave.

Djali i çiftit ka treguar për media se me të kuptuar që gjendja e familjarëve të tyre nuk ka qenë e mirë, ai ka shkuar në Shqipëri.

Megjithatë, ai ka deklaruar se mjeku në spitalin e Tiranës i kishte thënë se tashmë është vonë.

Sipas tij, mjekët kanë neglizhuar rastin e familjarëve të tij, kështu edhe duke i trajtuar me vonesë.

“Unë shkova në Shqipëri dhe i pash familajrët. Shkova u konsultova me mjekët kujdestar, duhej më shpejt me vepru. Fjala e tij e parë ishte se është shumë vonë. Ai më tha se helmimi nuk bënë t’i kaloj 24 orë. Ne ishim 3 ditë vonë. Unë i thash se më duhet me ditë se çfarë kanë, më duhet me i ndihmu. Gati 3 orë kaluan derisa u mbledhen analizat e tyre. Mjeku më thoshte duhet me pas analiza më shumë. Raporti mjekësor ka qenë shumë vonë”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë tutje se intervenimi i familjarëve të tyre dhe i atyre që e kanë njohur babain e tij ka qenë shumë i shpejtë pas vdekjes së viktimave.

Ndërsa, ka treguar se varrimi i familjarëve të tyre do të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e qytetit të Gjilanit./Express/