Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës, që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë.
Përndryshe, zgjedhjet dje janë mbajtur në 18 komuna dhe sipas institucioneve të sigurisë dhe KQZ-së, nuk kishe ndonjë incident që do të ndikonte në rezultat. Deri tani prokuroria ka njoftuar se janë arrestuar tre që lidhet me procesin zgjedhor.

