May 13, 2024
Maqedoni

Pagat, mbi 17.000 punëtorë nuk janë paguar për dy muaj

Kryetari Trendafilov thotë se 1700 punëtorë të “Pyjeve Kombëtare” janë dy muaj pa paga dhe javën e ardhshme disa prej tyre do të dalin në protestë.

“LSM është në dispozicionin tuaj dhe u bën thirrje të gjithë punëtorëve pikërisht në protestat që po organizojmë më 2 prill dhe 8 prill dhe më pas në protestën e madhe të punëtorëve më 1 maj, të dalin me ne dhe t’u thonë punëdhënësve se nuk është e mjaftueshme atë që po bëjnë, që nuk është më e mundur të mos paguhen rrogat në Maqedoni dhe se nuk mundet më asnjë shef të mos përgjigjet para ligjit për pagat e papaguara”, u shpreh kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Problemet me likuiditetin, mungesa e burimeve njerëzore që sjell rritje të pagave dhe ndihma e pamjaftueshme financiare nga shteti, janë arsyet pse disa prej kompanive janë vënë në një situatë kaq të vështirë – thonë komuniteti i biznesit.

“Duke qenë se shteti i ndihmoi shumë në rajon, ata kanë kapacitetin për të ofruar çmime më të ulëta dhe në të njëjtën kohë të dalin sa më të padëmtuar nga e gjithë kjo situatë. Pra, ne vazhdimisht apelonim, i hapëm konkretisht temat, i kemi folur seriozisht të gjitha këto sepse siç e shihni tani, ndodh në këtë lloj momenti që kompanitë të kenë problem serioz me likuiditetin”, theksoi nënkeytari i LOM, Goran Xhorijevski, transmeton TVM2.

Bëjmë kontrolle të rregullta, paralajmërojmë, bllokojmë qëndrimin e Administratës së të hyrave publike, thotë drejtoresha Lukarevska. Sipas të dhënave të tyre, në muajin shkurt numri i atyre që kanë mbetur pa paga është rritur më shumë se dy herë krahasuar me të dhënat e janarit të këtij viti.

“Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet që kemi në dispozicion, pra me ligjin e procedurës tatimore, duke u bazuar në atë që janë të gjitha veprime në mbledhje të detyruar, duke filluar me një paralajmërim që ka një afat të duhur dhe pastaj vjen vendimi dhe në bazë të pas skadimit të këtij afati, ne zbatojmë bllokada edhe në banka”, u shpreh drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska.

Ndryshe nga pretendimet e biznesit se pak para kanë përfunduar në kompanitë për të qenë më likuide, sipas të dhënave statistikore të Qeverisë, 530 subjekte afariste kanë arkëtuar nga Buxheti 39.6 milionë euro për investimet e realizuara.