May 19, 2024

Maqedonia e Veriut dhe Italia nënshkruan marrëveshje teknike për përfshirjen e forcave ajrore italiane në misionin e patrullimit të NATO-s mbi hapsirën ajrore të vendit tonë.Sipas ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, marrëveshja përforcon ruajtjen e sigurisë së hapsirës ajrore të vendit.

“Ndërtuam aleancë të vërtetë dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërsa fakti se forcat ajrore italiane do ta garantojnë sigurinë e hapsirës ajrore është tregim i besimit të ndërsjellë. Ky është sistemi kyç që del nga anëtarësimi në NATO. Aviacionet greke dhe italiane të koordinuar me kapacitetin nacional, të udhëhequr nga komanda e aviacionit së NATO-s. Ky është unitet prej të cilës përfitojnë 33 shtete sovrane dhe mbi i miliard njerëz në botë”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, transmeton TVM2.

Të jesh aleat brenda paktit veriatlantik do të thotë të fitosh siguri nga anëtarët e aleancës kur të paraqitet nevoja, theksoi me këtë rast ministri italian i mbrojtjes, Gvido Kroseto.

“Jam i nderuar të jem këtu për të nënshkruar këtë marrëveshje historike. Italia së bashku me Greqinë marrin përsipër të mbrojnë hapsirën ajrore të Maqedonisë dhe kjo është dëshmi më shumë se çdo fjalë se sa është me rëndësi të jesh aleat brenda NATO-s, sepse të jesh aleat do të thotë të kesh mundësi që forcat tua ta mbrojnë shtetin tjetër kurdo që ka nevojë”, theksoi ministri i mbrojtjes i Italisë, Gvido Kroseto.

Kjo marrëveshje vjen në ditët kur po e shënojmë katër vjetorin e anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetroin e themelimit të aleancës, që për shoqërinë tone nënkupton unitet dhe mbrotje kolektive , u tha me këtë rast.