September 28, 2024
Maqedoni

Padi për dibranin, e mbyti lopën e fqinjit duke e goditur me mjet të fortë

Policia në Dibër ka paraqitur kallëzim penal kundër V.J.(67) nga fshati Pralenik, komuna Qendër Zhupë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “torturim i kafshëve”, njoftoi MPB.

“Më datë 23.12.2023, disa herë ka goditur me send të fortë në kokë një kafshë shtëpiake – lopë në pronësi të S.H. nga fshati Pralenik, e cila më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë./plusinfo