April 28, 2024
Maqedoni

Pacientët onkologjikë nga Maqedonia Lindore do të lirohen nga pagesat rrugore

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski thotë se janë të gatshëm t’i përgjigjen kërkesës për lirim nga pagesa e taksave për pacientët onkologjikë nga Maqedonia lindore, të cilët duhet të udhëtojnë shpesh në Shkup për terapi. Ministri Boçvarski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se do ta shqyrtojnë me kujdes kërkesën dhe do t’i ndihmojnë të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë.

“Ne jemi të hapur për të diskutuar të gjitha këto çështje. Kur të marrim një kërkesë nga qytetarët e interesuar apo shoqatat e qytetarëve apo nga institucione të caktuara, do ta shqyrtojmë dhe si gjithmonë në të kaluarën kur të kemi dalë për ta përmbushur, edhe sot kjo çështje do të shqyrtohet tërësisht dhe ju siguroj se shteti do të japë mbështetje për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për ndihmë. Kjo Qeveri sot dhe në periudhën e kaluar ka treguar se kur është e vështirë, kur ka krizë, kur ka krizë COVID-krizë, kur ka krizë energjetike, është këtu për t’i ndihmuar qytetarët”, tha ministri Boçvarski.

Ndërmjet Shkupit dhe Shtipit, në autostradën e re, janë tre pika pagese. Për vajtjen në Onkologji në Shkup dhe kthimin, përveç benzinës, pacientët ndajnë edhe 320 denarë për tarifat rrugore.Top24