May 3, 2024
Maqedoni

Osmani reagon ndaj Taravarit

Kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, është kundërpërgjigjur ndaj akuzave të kandidatit të koalicionit “Vlen”, Arben Taravari.
“Po ta dinte Arben Taravari se si është sintetizuar, përgatitur dhe miratuar plani nëntë pikësh i Kryesuesit të OSBE-së për deeskalim në veri dhe rolin e këtij plani për të parandaluar zgjidhje territoriale për çështjet etnike në Kosovë, do të mendonte dy herë para se të involvohet në lojëra elektorale që nuk i njeh dhe që mund ta dëmtojnë shumë interesin e Kosovës! Kosova është çliruar me rezistencë dhe përpjekje të koordinuara. Dhe, liria dhe pavarësia e Kosovës mund të mbrohet vetëm me veprime të koordinuara.”, thekson Osmani në reagimin e tij./TVM2